Sharruan hekurat e burgut, ende në arrati dy shqiptarët në Greqi

schedule12:10 - 3 Janar, 2019

schedule 12:10 - 3 Janar, 2019

Elvis dhe Leonard Pepa, dy shqiptarët që u arratisën të mërkurën nga burgu i Koridhalosit në Athinë vazhdojnë të jenë në arrati. Ata nuk kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin, por ishin njohur në burg, të akuzuar për vjedhje e grabitje në Korfuz e Athinë.

Janë ende në arrati dy shqiptarët që u arratisën nga burgu i Koridhalosit në Athinë.

Elvis Pepa dhe Leonard Pepa nuk janë vëllezër edhe pse kanë të njëjtin mbiemër. Të dy ishin njohur në burg, pas arrestimit për vjedhje e grabitje të kryera në Korfuz e Athinë, kryesisht ndaj personave të moshuar. Mediat greke i karakterizojnë si tipa tepër të dhunshëm.

Të dy u arratisën nga burgu mbrëmjen e të martës, pasi ia dolën të presin hekurat e qelisë e të dalin në atë që njihet si zonë e vdekur. Prej andej, hipën në murin rrethues dhe u zhdukën. Mungesa e tyre u konstatua gjatë kryerjes së apelit, paraditen e të mërkurës. Policia ka nisur një operacion të madh për gjetjen dhe kapjen e tyre. Ministria e Drejtësisë urdhëroi kryerjen e një hetimi administrativ mbi rrethanat e arratisjes së dy të burgosurve. Sipas të dhënave të para, të martën, në dy karakollet para të cilave kaluan, nuk kishte roje.

Para dy javësh, një tjetër shqiptar ishte arratisur me të njëjtën mënyrë, nga qelitë e drejtorisë policore të Atikës perëndimore. Por ai u kap pas katër ditësh, kur forcat speciale ndërhynë në banesën e miqve të tij ku ai kishte gjetur strehë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!