“Sharra s’ka qenë asnjëherë në pronësi të bashkisë”, Tabaku i përgjigjet kryebashkiakut Veliaj, jep versionin e saj në “Real Story”

schedule21:17 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 21:17 - 18 Dhjetor, 2023

TIRANË- Toka e landfillit të Sharrës nuk ka qenë asnjëherë pronë e Bashkisë së Tiranës, por vetëm është administruar prej saj. Në një intervistë javën e shkuar në emisionin “Real Story”, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka sqaruar se kjo pronë ka qenë e Ministrisë e Punëve Publike dhe Transportit dhe kjo e fundit ia ka kaluar për administrim pushtetit vendor, por jo si pronë.

Duke dhënë një shpjegim të saktë kundër akuzave të ngritura nga opozita për këtë çështje, Veliaj tha se ky fakt provohet edhe nga një shkresë që ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës në vitin 2012, sot deputete e PD, Jorida Tabaku, i kërkon një drejtori të përgjithshëm të asaj kohe që të marrë nën administrim këtë pronë, që i përket ministrisë.

Mbrëmjen e kësaj të hënë, në studion e “Real Story” ishte e ftuar ish-kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku, e cili dha të vërtetën e saj, ndërsa theksoi se toka në fjalë është 60% në pronësi të bashkisë së Tiranës.

Deputetja Tabaku shtoi se pronësia e tokës është e kombinuar dhe e ndarë mes bashkisë dhe shtetit. Ajo madje tha se ka edhe aktet e Bashkisë, që ia ka dorëzuar kompanisë, e cila ka studiuar fizibilitetin.

Diskutimi i Jorida Tabakut me gazetarin Sokol Balla: 

Deputetja Jorida Tabaku: Kur e shikon Veliajn që sillet si fëmijë i pafajshëm dhe që jep disa krahasim që nuk kanë asnjë lidhje, të gjitha gjerat që ai pretendon se janë të vërteta janë çmontuar me Kolisnin hetimor për inceneratorët. Jorida Tabaku nuk është drejtoreshë hipoteke, nuk është as kryeregjistruese e pronave në Shqipëri. Unë kam qenë zëvendëskryetare e bashkisë. Erion Veliaj mori një pronë e bashkisë, është 60% e bashkisë, kam aktet e dorëzimit që ato i kanë bërë kompanisë. Ka marrë një pronë, e cila është një pronë shtet-bashki e kombinuar , plus edhe në proces shpronësimi rreth e rrotull dhe ia ka dhënë në administrim një kompanie private. Valiaj ka marrë, ka angazhuar 92 milionë euro pa këshill bashkiak, ka marrë përsipër angazhimin nga të gjitha bashkitë e qarkut në emër të tij, ka marrë përsipër angazhimin e pronës, shpronësimin, po në emër të tij.

Gazetari Balla: Ma nxirrni shkresën ku Veliaj flet në emër të bashkisë së Kavajës, Veliaj flet në emër të bashkisë së vet znj.Tabaku

Deputetja Jorida Tabaku: Ka ndodhur që tre kompani kanë sjell një studim fizibiliteti që ia kanë dorëzuar në 2016 Lefter Kokës, Arben Ahmetaj  dhe Erion Veliajt. Bazuar në këtë studim fizibiliteti, ku KLSH e ka gjetur të gjithë në fakt  jo të vërtetë dhe shifrat sipas SPAK ishin jo reale, është ndërtuar e gjithë kontrata e inceneratorit të Tiranës.  Në këtë  studim thuhet, dhe në shkresat pasuese, të paktën vihen në dijeni bashkia e Tiranës, mistria e Mbrojtjes, ministria e Ekonomisë, që bashkia e Tiranës duhet të marrë përsipër së pari angazhimin e saj së prej 92 milionë euro . Duhet të marrë përsipër shpronësimet.

Gazetari Balla: 92 milionë eurot kanë dalë nga arka e Bashkisë apo kanë dalë nga pushteti qendror?

Deputetja Jorida Tabaku: Gjëja e fundit që kërkohet në ketë studim që i gjithë qarku të angazhohet për këtë projekt dhe të merret një “ok”. Studimet e fizibiliteti e kanë bërë tre kompanitë që unë përmenda dhe këtë studim fizibiliteti pa i ndryshuar asnjë presje Erion Veliaj i çon një shkresë ministrisë së Financave ku i thotë bie dakord sipas studimit të fizibiliteti, i cili përmend qarkun e Tiranë, fondet, paratë dhe Veliaj e ka nisur këtë…

Gazetari Balla: Ku tregon kjo që Erion Veliaj i ka thënë kryetarit Rrogozhinës dhe kryetarit të Kavajës?

Deputetja Jorida Tabaku: Më lër ta mbaroj. Ka marrë angazhimin për kryetarin e baskisë të Rrogozhinës dhe të Kavajës, jo se u ka thënë, s’u ka thënë fare por  ia ka çuar ministrisë së Financave dhe ministria e financave e ka quajtur shkresë e Veliaj angazhim për 92 mln euro, angazhim për shpronësimet etj./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!