Është tensionuar situata në Selinë Blu nga ku mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur për të nisur protestën kundër vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Tiranë.
Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton nga PD se disa militantë kanë tentuar të futen me forcë në godinë ndërsa kjo e fundit ruhet nga një numër i konsiderueshëm personash. Sipas asaj që raporton gazetari, nuk kanë munguar fyerjet dhe sharjet në drejtim të kryedemokratit Lulzim Basha.
Ndërkohë, në Selinë Blu aktualisht ndodhen një numër i madh deputetësh dhe anëtarë të kryesisë të cilët po mbajnë një mbledhje me Bashën. /abcnews.al/