TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i dyshuar për mashtrim dhe shantazh ndaj personave të ndryshëm në rrjetet sociale.
Sipas hetimeve, i riu Erjon Mejdani krijonte profile të rreme në rrjete sociale dhe gjatë komunikimit siguronte foto personale nga qytetarë të ndryshëm.
Më pas, përmes mashtrimit dhe shantazhit, u kërkonte atyre shuma që varionin nga 500 deri në 1000 euro, në këmbim të mos publikimit të fotove në internet./abcnews.al

