Shansi i humbur, klubi italian refuzoi të paguajë 4 milion euro për Haaland

schedule20:42 - 19 Shkurt, 2020

schedule 20:42 - 19 Shkurt, 2020

Erling Haaland është lëvizja më e bujshme e merkatos së janarit. Borussia Dortmund fitoi garën e madhe për shërbimet e sulmuesit norvegjez, për të cilin pagoi 55 milione euro në total: 30 për Salzburg, 10 milion për babanë e tij dhe 15 milion për agjentin Mino Raiola. 19-vjeçari po shkëlqen me verdhezinjtë gjermane dhe me dy golat e shënuar mbrëmjen e kaluar kundër PSG, ai është ngjitur në shifrën e 39 golave sezonalë.

Nëse Roma do të kishte besuar te cilësitë e sulmuesit, do të kishte siguruar Haaland për vetëm… 4 milion euro. Prapaskenën e zbulon Sebino Nela, ish-mbrojtës i klubit kryeqytetas. Dikush i propozoi norvegjezin Monchit, ish-drejtorit sportiv të klubit italian, por spanjolli nuk e vlerësoi duke humbur një shans të artë.

Dy vite më parë një ish-futbollist i Romës i propozoi Monchit kartonin e Haaland. Norvegjezi kushtonte 4 milion euro, Roma e hodhi poshtë këtë mundësi dhe lojtari u transferua te Salzburg“, zbulon Sebino Nela, ish-qendërmbrojtësi i Romës. /abcnews.al

 

Monchi, ish-drejtori sportiv i Romës