Shano: 4 pikat e “Rezistencës” nuk kanë lidhje me krizën, qeveria nuk heq dorë nga PPP-të

schedule19:31 - 16 Mars, 2022

schedule 19:31 - 16 Mars, 2022

Për ekspertin e ekonomisë, Dritan Shano katër pikat e Paketës së Rezistencës që qeverisë për të menaxhuar situatën e rritjes së çmimeve, nuk kanë lidhje me krizën.

Në “Radar Informativ” me Juli Xhokaxhi, Shano tha se qeveria duhet të kishte hequr dorë në këtë periudhë nga investimet publike dhe PPP-të, por nuk e bëri. Sipas tij e njëjta gjë ka ndodhur edhe me krizat e mëparshme.

“Këtu kemi tre gjëra të reja. Kontestimin e rritjes së çmimit për shportën me 3 mijë lekë në muaj. 500 milion lekë për ata që përdorin linjat urbane. Ndërhyrjet i shkojnë biznesit dhe jo qytetarëve. Por ama kam idenë që ministria e Financave ka paraqitur edhe ajo vetë diçka ekstra. Një nga pikat që duhet të bënte qeveria duhet të ndërpriste çdo investim publik, çdo shpenzim qeveritar që të krijonte hapësirën e nevojshme. Përveç kësaj qeveria duhet të përdorte rezervën ligjore.

Çdo operator i shitjes së karburanteve është i shtrënguar me ligj të mbajë një rezervë. Nëse do të eliminonim spekulimin qeveria mund të përdorte rezervën. Këto janë instrumenta që ka qeveria në dorë, ajo nuk i ka bërë këto gjëra sepse do të ruaja të paprekura PPP-të. Është një situatë qe e kemi provuar dhe te treti, pandemia. Pavarësisht fatkeqësive kjo lloj qeverie është e vendosur të mos prekë PPP-të”, deklaroi Shano. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!