Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shala: Rusia ka humbur thellësinë strategjike/ Krisafi: Ukraina, barriera që frenon ambicien ruse në Europë

schedule22:24 - 18 Qershor, 2026

schedule 22:24 - 18 Qershor, 2026

Eksperti i sigurisë, Xhavit Shala, e ka cilësuar goditjen e një rafinerie nafte pranë Moskës si një zhvillim me rëndësi të madhe politike, ushtarake dhe ekonomike, duke theksuar se rafineria e goditur ndodhet vetëm 16 kilometra larg Kremlinit, çka sipas tij krijon një dimension të ri në konflikt.

Sipas Shalës, sulmi tregon se Ukraina nuk ka ndërmend të dorëzohet, ndërsa vlerësoi se vijat e konfliktit janë stabilizuar dhe lufta po zhvillohet gjithnjë e më shumë larg frontit tradicional.

Ai e cilësoi ngjarjen si një zhvillim shumë interesant nga pikëpamja strategjike, duke shtuar se ajo dëshmon dobësimin e aftësisë së Rusisë për të mbrojtur objektivat e saj në thellësi të territorit.



“ Goditja e rafinerisë së naftës ka një rëndësi politike, ushtarake dhe ekonomike. Rafineria e goditur është 16 km larg Kremlinit, që nesër, nëse pala ruse do të godasë godinat qeveritare në Kiev, mund t’i kundërpërgjigjen.

Kjo tregon se Ukraina po tregon që nuk ka ndërmend të mposhtet dhe konflikti duket që është ngrirë në ato vija që janë. Lufta nuk po krijohet në front, por në thellësi.

Është një zhvillim shumë interesant dhe tregon se Rusia ka humbur thellësinë strategjike.”

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, vlerëson se për vendet europiane dhe aleatët perëndimorë është e rëndësishme që Rusia të vazhdojë të përballet me kosto të larta në luftën në Ukrainë, pasi kjo sipas tij kufizon aftësitë ushtarake dhe industriale të Moskës.

Sipas ekspertit, Ukraina po luan një rol kyç në sigurinë e kontinentit europian, duke e cilësuar atë si një barrierë që frenon ambiciet ushtarake ruse.

Ai shtoi se liderët europianë shpesh tregohen të kujdesshëm në reagimet e tyre ndaj veprimeve të Moskës, për shkak të peshës së Rusisë në arenën ndërkombëtare.

“ Për europianët dhe Perëndimin, është e rëndësishme sa kohë Rusia po lufton në Ukrainë, pra një mënyrë për të dobësuar Rusinë. Çdo raketë apo industri e dëmtuar është një më pak që mund të përdorej nga pjesa tjetër e Europës.

Ukraina është barrierë dhe digë që mban Rusinë që mos të sulmojë në Europë. Shpeshherë liderët europianë mundohen të jenë të kujdesshëm ndaj sulmeve të tilla dhe i frikësohen Rusisë, që është fuqi e madhe.

Rusia është fuqi e madhe bërthamore, ushtarake, dhe ideja e europianëve ka qenë të ngacmohet Rusia, por jo të kthehet në një fuqi sulmuese.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!