Shala: 75% të rrogës na e paguan shteti, Kosova përfitoi nga pezullimi

schedule17:31 - 8 Prill, 2020

schedule 17:31 - 8 Prill, 2020

Herolind Shala është pjesë e Valerenga në Norvegji, shtet në të cilin klubet e futbollit kanë përjetuar një kolpo të madhe financiare nga koronavirusi. Mesfushori i Kosovës sqaron situatën e vështirë në lidhjen e bërë për “Fan Zone” në Supersport, teksa ndalet edhe te ndeshjet e Kosovës për një biletë në Europian.

KRIZA – “Po mundohemi ta kalojmë këtë situatë. Momentalisht punojmë pesë vetë në një anë të fushës, pesë në anën tjetër. Është monotoni, por mundohemi të jemi pozitive dhe të shpresojmë të kalojë sa më shpejt kjo situatë. Krejt klubet në Norvegji kanë probleme financiare. Të shtunën niste sezoni dhe kanë humbur para këtë periudhë. Kanë liruar disa lojtarë. Edhe klubi ne na ka liruar dhe na jep 25% të rrogës. 75% na i jep qeveria. Të shohim se çfarë do të ndodhë”.

RROGAT – “Problemi është se krejt klubet janë të mbyllura. Mund ta prishim kontratën, nëse nuk të jep 50% të kontratës. Për momentin nuk po e mendoj largimin. Ministria nuk lejon të stërvitemi më shumë se pesë vetë. Liga është shtyre deri me 15 qershor dhe nuk dihet çfarë do të ndodhë. Duhet edhe t’i ndihmojmë klubet, nuk kemi zgjedhje tjetër. Nuk ka tifozë, sponsoret nuk paguajnë, as reklama nuk ka. Është e vështirë edhe për klubet. Në disa klube japin 20%, në disa 30%”.

KOSOVA – “Shtyrja e ndeshjes me Maqedoninë? Ka qenë shumë e vështirë, isha përgatitur prej dhjetorit për atë ndeshje që të isha në formë fizike. E patëm mbyllur kampionatin herët. Kur u shty ndeshja, ishte e vështirë mendërisht. Le të jemi pozitivë dhe të mendojmë për të ardhmen. Sigurisht mendojmë se mund të kualifikohemi”

“Shqipëria? Kam shumë miq, më mungojnë. Mundohem të mbaj kontakte me disa lojtarë. Flas me disa prej tyre, Lenjanin, Kaçen, Roshin. Kemi pasur lojtarë të dëmtuar si Zeneli dhe Kryeziu. Shtyrja mund të jetë gjë e mirë për ne, pasi ata do të kenë mundësinë të fitojnë formën sportive”, përfundon 28-vjeçari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!