Këngëtarja kolumbiane Shakira ka anuluar një koncert në Lima pasi është shtruar në spital për shkak të problemeve me stomakun.
Ajo ka njoftuar në llogarinë e saj në Instagram dhe X se aktualisht është e shtruar në spital dhe se mjekët e kanë njoftuar se nuk është në gjendje të performojë, transmeton AP.
“Jam shumë e trishtuar që nuk do të mund të dal në skenë. Isha thellësisht e emocionuar që u ribashkova me publikun tim të dashur peruan,” tha Shakira.
Ajo shtoi se plani i saj është që ta realizojë këtë koncert sa më shpejt dhe se ekipi i saj tashmë janë duke punuar për një datë të re.
Këngëtarja mbërriti në Peru të premten mbrëma, ku ishte planifikuar të performonte të dielën dhe të hënën, dhe ky vend është ndalesa e dytë në turneun e saj në Amerikën Latine.
Turneu i Shakira-s vazhdon në të gjithë Amerikën Latine përpara se të shkojë në Kanada dhe SHBA në maj për një ser koncertesh deri në qershor./abcnews.al