“Shakira në shtëpi publike”, ultrasit e PSG “mirëpresin” Barcelonën

schedule08:37 - 9 Mars, 2021

schedule 08:37 - 9 Mars, 2021

Tifozët e Paris Saint-Germain po krijojnë atmosferë armiqësore, ndërsa përgatiten të mirëpresin Barcelonën në kryeqytetin francez.

Skuadra e Ronald Koeman do të udhëtojë në Paris këtë mesjavë për ndeshjen e dytë të raundit të 1/8-ave të Champions League, në të cilën duhet të përmbysin humbjen 4-1, të pësuar në “Camp Nou” në ndeshjen e parë.

 

Gjatë fundjavës, ultrasit e PSG ndezën flakadanë dhe zbuluan banderola fyese për Barcelonën, duke mos kursyer as partneren e Gerard Pique, këngëtaren Shakira.

“Shakira në La Jonquera”, lexohej në një banderolë të ndriçuar me flakadanë, duke iu referuar shtëpive publike të famshme pranë qytetit të Girona, që shpesh frekuentohen nga francezët përtej kufirit.

 

Nuk është hera e parë që Shakira sulmohet nga tifozët kundërshtarë. Fansat e Espanyol gjatë ndeshjeve me Barcelonën këndojnë këngë të ndyra për të.

“Barcelona nuk është e mirëpritur”, shkruhej në një tjetër banderolë, me marrëdhëniet e dy klubeve, që janë të ndera prej vitesh dhe këtë tashmë e reflektojnë edhe tifozët. /abcnews.al