Dita ndërkombëtare e shakasë bëri bashkë në ‘Abc e Pasdites’ Anisa Hysesanin, Antoneta Koçin dhe Algiona Aga, të cilat diskutuan pikërisht mbi të bërin shaka në mjediset tona. Të treja janë të mendimit që shakaja është një mënyrë shumë e mirë, por duhet të bëhet me kufij dhe të mos bëhet kur biseda është serioze apo diskutohet për diçka delikate.
Aktorja e humorit tha se çështja e të bërit shaka, ndikohet shumë edhe nga gjendja emocionale e personit me të cilin po bën shakanë. “Është edhe pak me ‘mood’, kur ti je në ‘mood’ e pranon shakanë se je vetë në ‘mood’ të mirë, ke nevojë t’i përcjellësh njerëzve energjinë pozitive. Ka ditë që nuk ke terezi fare dhe tjetri mund të bëj një shaka por t’i nuk e pranon fare”.
Ndërkohë pedagogia Anisa Hysesani theksoi se autoriteti nuk vendoset përmes statusit profesional, madje ndonjëherë del nga pak nga kostumi i pedagoges për të parë se sa mund ta ekzagjeroj audienca që ka përballë, në këtë rast studentët e saj.
Antoneta theksoi se duhet të ketë një limit kur bëhet shaka sepse mund të ndodh që ka persona që nuk e dinë limitin, po ka edhe persona që nuk dinë të jenë të paedukatë. Ermali i pyet vajzat se kush bën shaka më fine meshkujt apo femrat apo nëse djemtë e shfrytëzojnë shakanë për të ngacmuar vajzat dhe nëse e përdorin në takimet e para.
“Në përgjithësi unë nuk e kam problem të komunikoj me njerëz. Në takimet e para janë të rrallë ata që bëjnë shaka. Unë për vete do ta rekomandoja se e kanë më të thjeshtë”, tha Antoneta. Ndërsa Algiona shtoi se për të mësuar mbi statusin e tjetrit nis gjithçka si me shaka. “Çunat kur dinë e thonë shumë mirë shakanë. Por kur dinë ama… nëse nuk dinë mos ta nisin fare’. /abcnews.al