Vdekja e papritur e Mbretëreshës së Zulu Madfobi dhe polemikat që kanë shpërthyer në lidhje me trashëgiminë e saj në këtë fis të Afrikës së Jugut, kanë tërhequr interesin e madh të lexuesve.
Zulu, një komunitet i vogël prej 1,500 banorësh është cilësuar si një perandori për shkak të një njeriu që është një legjendë, jo vetëm për Zulu, por edhe për të gjithë Afrikën e Jugut, Shaka. Në Shqipëri, fjala Zulu përdoret si një term përçmues për dike i cili nuk është i civilizuar. Zulu-të janë një grup që jetojnë kryesisht në Afrikën e Jugut.
Zulu janë grupi më i madh etnik i Afrikës së Jugut (10-12 milion vlerësohet të jetojnë kryesisht në Kwazulu-Natal Province, 300,000 Zulu jetojnë në Zimbabve, 130,000 në Eswatini (2018 Svaziland) dhe 3,000 në Lesotho që jetonin në Afrikën ekuatoriale lindore, por në shekujt 16 dhe 17 ata u zhvendosën në jug përgjatë Oqeanit Indian, duke u zhvendosur gradualisht Otentos ku edhe jetojnë sot.
LEXO EDHE: Mbretëresha e Zulu vdes një muaj pas marrjes së fronit
Shaka: Themeluesi i Perandorisë Zulu
Shaka ishte udhëheqësi i Zulu nga viti 1816 deri në 1828 dhe themeluesi i Perandorisë së tyre. Në më pak se 10 vite, ai formoi një forcë të frikshme ushtarake. Shaka lindi rreth vitit 1787 dhe ishte djali i Senzangakona, udhëheqësi i një fisit të vogël në kohën e Zulus dhe Nadi, një princeshë në Langeni, raporton abcnews.al
Prindërit e Shaka vinin nga e njëjta familje patriarkale. Kur Shaka ishte gjashtë vjeç, prindërit e tij u divorcuan dhe ai qëndroi me të ëmën. Në 1802, ata dëbuan Nadi dhe Saka, të cilët u zhvendosën në Dleceni. Kur Shaka mbushi 23 vjeç, ai u thirr nga Dingishuayo, udhëheqësi suprem i Betuas, si dhe kolegët e tij, për të qenë pjesë e ushtrisë.
Për gjashtë vite, Shaka luftoi për Bentua, duke treguar aftësi të jashtëzakonshme. Në 1816, babai i Shaka vdiq dhe Dingisuayo e dërgoi atë për të udhëhequr Zulu, i cili në atë kohë jetonin rreth 1500 banorë në lumin Ombolozi.
Si Shaka krijoi Perandorinë Zulu?
Shaka filloi me riorganizimin e ushtrisë. Deri në atë kohë, Zulu-t ishin të armatosur me mburoja të lëkurës së kaut dhe shtiza të holla. Shaka ndryshoi armët e tyre me shtiza të rënda që kishin një dorezë të shkurtër dhe një teh të gjatë.
Betejat mbikëqyren nga induna (oficerë). Secili impi udhëtonte 80 kilometra në ditë dhe njerëzit e saj ushqeheshin me grurë dhe kafshë me brirë që kishin hasur gjatë rrugës sigurisht duke i therur ato.
Të parët që vranë Shaka ishin anëtarët e fisit Langeni të cilët e keqtrajtuan atë dhe nënën e tij. Në më pak se një vit, Zulu-të dhe ushtria e tyre ishin katërfishuar. Në 1817, Dingishuayo u vra dhe Shaka mbeti sundimtari absolut i Zulu.
Në dy vite, Shaka vrau rivalët më seriozë të Zulu, Douadou dhe Quabe. Në 1823, ajo që tani është Provinca e Afrikës së Jugut u shkretua, plot me rrënoja të djegura të fshatit. Ata që mbijetuan, të frikësuar u larguan nga zona, raporton abcnews.al
Shaka dhe europianët
Europianët e parë mbërritën në Port Natal (Durban) në 1824. Çuditërisht, Shaka, i impresionuar nga sjelljet dhe krijimet e tyre, i lejoi ata të qëndronin pasi ai e konsideronte kulturën Zulu më me vlera se ajo europiane. Dy europianë, Henry Francis Finn dhe Nathaniel Isaacs, mësuan gjuhën Zulu.
Në 1827 nëna e Shaka vdiq. Nga dhimbja, ai urdhëroi vrasjen e 7,000 Zulu dhe për një vit ndaloi konsumimin e qumështit, baza e dietës Zulu. Të gjitha gratë shtatzëna së bashku me burrat e tyre u vranë, ashtu si mijëra lopë që kishin lindur atë vit, për t’i treguar edhe viçave se çfarë do të thoshte humbja e nënës.
Në 1828, Shaka dërgoi Ibis në jug për një mision. Duke u kthyer, trupat, ndërsa prisnin të pushonin, u urdhëruan të ndryshonin drejtimin për në veri.Në shtator 1828 dy vëllezërit e tij, Dingane dhe Mhlangana, së bashku me një induna (oficer), Boba, e vranë atë.
Prirjet homoseksuale të Shaka-s dhe atentatet që ai urdhëroi
Shaka ndoshta kishte prirje homoseksuale. Sidoqoftë, ai kishte një harem prej 1,200 grash. Por ai vrau të gjitha gratë që ishin shtatzënë. Shaka është një legjendë. Ai ishte shumë inteligjent dhe ishte një gjeni ushtarak. Sigurisht, disa nga veprimet e tij tregojnë se ai ishte thjesht një i çmendur.
Ai gjithashtu nuk kishte mençurinë e sundimtarëve të tjerë të rajonit. Qëllimi i tij i vetëm ishte të shkatërronte gjithçka që haste, të pushtonte më shumë vende dhe të nënshtronte popujt. Kështu që ai krijoi një ushtri të madhe, e cila pavarësisht paaftësisë së pasardhësve të tij, perandoria mbijetoi deri në 1879 kur u shkatërrua nga britanikët./Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al