Shahistët takohen në Kukës/ Janë nga Kosova, mblidhen çdo fundvit në veri të Shqipërisë

schedule20:38 - 9 Dhjetor, 2023

schedule 20:38 - 9 Dhjetor, 2023

Çdo fund viti këta burra që kanë pasion shahun, takohen në Kukës.

Shumë prej tyre vijnë nga Prizreni dhe këtë takim e kanë kthyer në traditë prej gati 2 dekadash.

“Faleminderit Kukës” quhet turneu i përvitshëm përmes të cilit kosovarët shprehin mirënjohje ndaj shqiptarëve që i strehuan dhe ndihmuan në vitin e luftës.

“Edhe sot, në një kohë të vështirë, kohë dimri, kanë ardhur vëllezërit tanë nga Kosova”.

Nuk takohen për të bërë garë e fituar, por për të ruajtur miqësitë e lidhura në kohë të vështira.

“Këti nuk kanë rëndësi ndeshjet, ka bashkëpunimi, marrëdhëniet midis dy qyteteve tona”.

Më të mëdhenjtë në moshë, tregojnë se në komunizëm as që nuk mund ta ëndërronin një takim e bashkim të tillë.

Shahistët thonë se ky aktivitet duhet trashëguar tek të rinjtë e dy vendeve si një mënyrë për t’i afruar me njëri-tjetrin, për të ruajtur tradita e kulturat e përbashkëta.

“Në Kukës vetëm për respektin që na kanë pritur këtu, si shenjë falenderimi, të mbetet edhe për pasardhësit tonë”.

Për shumë, shahu, që konsiderohet si sport i mendjes, është pasion i nisur qysh në fëmijëri.

Këtë fundviti në Kukës morën pjesë rreth 60 shahistë ndëra ta mjeshtra por edhe amatorë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!