Shahini: E zhgënjyer nga Presidenti, unë votoj për herë të parë

schedule15:40 - 27 Qershor, 2019

schedule 15:40 - 27 Qershor, 2019

Presidenti Ilir Meta pas takimeve që pati sot me krerët e partive opozitare dhe ambasadorët e huaj në vendin tonë, doli dhe bëri një deklaratë për media ku caktoi 13 Tetorin si datë të re të zgjedhjeve lokale.

Në studion e ABC News përballë gazetares Bruna Çifligu, ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sporteve Besa Shahini është shprehur se ka mbetur e zhgënjyer nga Presidenti Meta.

“Unë jam e zhgënjyer nga Presidenti, i cili u është bashkangjitur atyre dhe ne nuk mund ta tolerojmë. Ne duhet të respektojmë institucionin e zgjedhjeve dhe të shkojnë më zgjedhje më 30 Qershor”.

Më tej ministrja u shpreh se ajo do jetë votuese për herë të parë në vendin tonë dhe nuk e fsheh emocionin.

“Në vazhdën e vendimeve që ka marrë Presidenti kohët e fundit nuk më habit as ky vendim dhe është i pavlefshëm, natyrisht. Unë si votuese për herë të parë e mirëpres datën 30 Qershor dhe do dal të votoj. Gjatë kësaj kohe kemi marrë pjesë edhe nëpër fushata për t’i sensibilizuar njerëzit që të dalin dhe të votojnë. Ne duhet t’i respektojmë institucionet tona. Nuk ka më mandat një kryetar bashkie përtej 30 Qershorit. Ideja se do të presim deri në Tetor , Nëntor ose Dhjetor, pra kurdo që të vendosin ish-deputetët e vetëpërjashtua nga Parlamenti të përjashtuar nga zgjedhjet lokale, kjo nuk ka kuptim dhe nuk mund të jemi peng i ideve të njerëzve që kanë vendosur të vetëpërjashtohen nga politika”./abcnews.al  

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!