“Shah, jo celular”/ Më shumë fëmijë tërhiqen nga sporti që quhet “loja e mendjes”

schedule13:43 - 9 Shtator, 2023

schedule 13:43 - 9 Shtator, 2023

“Viti shkollor nuk ka nisur ende, por shkolla 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë” në Tiranë gumëzhin nga të vegjlit. Gjatë pasditeve ata mësojnë shahun, një nga sportet më të vjetra, i njohur si gjimnastika e trurit”

Këta fëmijë kanë nisur të luajnë shahun në moshë fare të vogël, ndërsa ëndërrojnë që një ditë të jenë kampionë.

Semioni tregon se luan çdo ditë shah. Nga loja nuk është shkëputur edhe gjatë pushimeve të verës. Ai thotë se kjo lojë e tërheq dhe më shumë se telefoni , të cilin nuk e përdor shumë gjatë.

“Kam filluar të luaj shah para dy vitesh. Po në familjen tënde luhet shah? Ka luajtur babi tani e ka lënë. Shahu ka ndikuar në mënyrën e sjelljes, më ka bërë më të qetë dhe njeri më të duruar në përgjithësi. Shahu nuk është shumë i njohur, por kam edhe shokë të tjerë që e luajnë. Unë do ta vazhdoj ta luaj”, tha ai.

Trajneri i tyre, kampioni Landi Pasku thotë se vitet e fundit është rritur interesi i prindërve për të aktivizuar fëmijët në lojën e shahut.

“Ambientin në këtë shkollë për të mësuar shahun te fëmijët është caktuar nga bashkia e Tiranës. Interesi është në rritje çdo vit. Shoh prindërit që i sjellin më shumë për durim, përqendrim, kjo u bën mirë të jene larg telefonit dhe rrjeteve sociale.

Shahu cilësohet si loja e mendjes dhe tek fëmijët ndikon pozitivisht në përqendrimin e tyre në mësime.

“Unë shoh te fëmijët që ka ndikuar shumë pozitivisht për mësimet dhe është bëre një statistikë që fëmijët që luajnë shah janë më të prirur në mësime. Shahu në Shqipëri nuk është shumë trandicional, por sa po vjen po ndryshon mendimi për shahun”,

Për efektet e tij pozitive, bashkia e Tiranës dhe Federata e Shahut kanë hartuar një plan që shahu të jetë lëndë mësimore në të gjitha shkollat 9 vjeçare, por ende nuk ka nisur zbatimi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!