Botohet disertacioni i Nolit 1946, pas daljes së tij nga rezervati e Bibliotekës e Bostonit. Studiuesi Shaban Sinani ka në duar kopjen e parë. Ai thotë se në këtë botim ndihet ndikimi i oponentëve tek Noli për figurën e Skënderbeut.
Akademiku flet për 4 historitë e “Skendërbeut” të Nolit, që më e preferuar e vetë autorit mbetet ajo e vitit 1921. Por ndikimi i oponentëve ndihet tek paraqitja e figurës së Skëndërbeut si një hero masiv thekson Sinani, gjë që e pastron nga këto element në botimin e 1947.
Historia e Skënderbeut është një mit apo një fakt historik? Ky është problemi i parë për t’u zgjidhur në rastin e Fan Nolit dhe në atë të çdo heroi tjetër, që ka kaluar nga historia prozaike në legjendën poetike thekson Shaban Sinani.
Sinani foli për katër historitë noliane të Gjergj Kastriotit duke e nisur kronologjikisht nga historia e parë e Skënderbeut e Fan S. Nolit që takon vitit 1921. Kjo vepër tri vjet më pas u përkthye italisht nga arbëreshi Francesco Argondizza dhe u botua në Romë me titullin “Storia di Scanderbeg (Giorgio Castriotto)”. Botuar nga “Naim Frashëri” më 1962.
Ndërkohë që kontributi i Fan Nolit tij është gjithanshëm , në histori, letërsi , muzikë dhe ndër aspektet më pak të njohura janë tekstet liturgjike, sipas Sinanit. /abcnews.al/

