Shaban Sinani flet për raportet me Ramiz Alinë: Kemi punuar 7 vite, ma ka ngritur zërin vetëm dy herë

schedule09:44 - 30 Janar, 2024

schedule 09:44 - 30 Janar, 2024

Studiuesi Shaban Sinani ka folur ndër të tjera në emisionin “Pas Mesnate” për marrëdhënien që ka pasur me Ramiz Alinë.

Ai ka treguar që ka punuar me të 7 vjet, ku ka mbuluar çështjet e kulturës dhe ndaj tij ka pasur një sjellje tepër intelektuale.

Sinani ka zbuluar se me Ramiz Alinë ka pasur dhe biseda më të afërta pa asnjë lloj censure.

Unë nuk mund të them tani, kush ka qene Ramiz Alia për popullin shqiptar, por mund të them si ka qene sjellja e tij me mua. Ka qene një sjellje shumë qytetare, shumë intelektuale, diturore. Në 7 vjet që kam punuar me të, mbaj mend që mund ta ketë ngritur zërin me mua dy herë, aq sa mund ta ngrinte zërin Ramiz Alia, por jo më shumë dhe prandaj unë e quajta më përpara që ishte luks të punoja me të. Në të gjitha rastet kur unë isha i thirrur dhe nuk kishte të tjerë, por ishim vetëm dy veta, mund të flisje si të kishe dëshirë, pa asnjë lloj censure. Unë kam mbuluar çështjet kulturore dhe rreth kulturës ishin të gjitha bisedat. Ishte një njeri shumë i kulturuar dhe në një rast kur më kërkoi të shkruaja për Orwell”, u shpreh studiuesi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!