Nga Leontina Nika
Heshtja dhe mos reagimi i diplomacisë shqiptare ishte spuntoja e parë që diplomati dhe studiuesi i njohur shqiptar, Shaban Murati, shkroi dy libra të rëndësishëm “Vetëvrasja diplomatike e Shqipërisë dhe e Kosovës” dhe “Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë”
Në zemër të veprës së tij është çështja shqiptare e cila karakterizohet nga dy defekte te mëdha të patriotizmit sipas ambasadorit.
Libri “Vetëvrasja diplomatike e Shqipërisë dhe e Kosovës” trajton marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri – Kosovë në tre vitet e fundit, si dhe raportet e tyre me Serbinë, SHBA-të dhe BE-në.
Autori thekson se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë në pikën e tyre më të ulët.
Shqipëria ka mbështetur zyrtarisht dhe publikisht qëndrimet e Serbisë, ndaj shton ai, ky qëndrim solli një çarje midis publikut shqiptar si dhe midis qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës.
Ambasadori Murati thotë se ky nivel i ulët marrëdhëniesh midis Shqipërisë dhe Kosovës kryesisht vjen nga presioni i fortë i Serbisë, e cila, gjatë mandatit të dytë të qeverisë së Shqipërisë ka gjetur një terren tepër të përshtatshëm për një ofensivë dhe për një imponim të ideve, tezave dhe qëndrimeve jo pozitive të qeverisë dhe të diplomacisë serbe.
“Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë”, një libër busull për diplomacinë e detit që i sipas tij është kapitull i mbyllur që në 1926.
Autori zbërthen për herë të parë metodën dinake diplomatike greke të të ashtuquajturës “paketë e çështjeve shqiptaro-greke” . kritikat ambasadori ka edhe për studiuesit zyrtare .
Në prezantimin e dy librave morën pjesë ambasadorë studiues të diplomacisë miq dhe të afërm të autorit./abcnews.al