SFPSH letër Ministrisë së Shëndetësisë: Na pranoni edhe ne në takime

schedule15:59 - 9 Maj, 2020

schedule 15:59 - 9 Maj, 2020

FSHF dhe Ministria e Shëndetësisë kanë nisur bisedimet rreth rifillimit të kampionatit të futbollit dhe përcaktimit të protokollit shëndetësor që duhet të ndjekin skuadrat dhe lojtarët, në seancat stërvitore dhe në ndeshje.

Takime në të cilat ku dëshiron të jetë e pranishme edhe Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë. Kryetari i saj, Andi Lila i ka dërguar një letër Ministres Ogerta Manastirliu, aty ku shpjegon qëndrimin e SFPSH.

E nderuar z/znj Ministre. Sapo jemi vënë në dijeni nga mediat për nisjen e bisedimeve ndërmejt Ministrisë së Shëndetësisë dhe FSHF-së për të përcaktuar protokollin mjekësor që do të vihet në zbatim dhe duhet të ndjekin ekipet për stërvitjet dhe ndeshjet zyrtare në kampionatin shqiptar të futbollit.

Kërkojmë nga ana juaj që pjesë e këtyre takimeve të bëhet edhe Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë, e cila është mbrojtësja e vetme e interesave të futbollistëve shqiptarë, të cilët janë edhe aktorët kryesorë që do t’i nënshtrohen këtyre masave.

Për të dhënë kontributin tonë maksimal në këtë situatë, me qëllim që futbolli të rikthehet të luhet në kushte sa më të mira sigurie dher për të mos u bërë vatër e përhapjes së virusit COVID-19, Sindikata do të përfaqësohet në këto takime edhe me mjekë”, lexohet në letrën që Andi Lila, kryetari SFPSH i ka dërguar Ministres Manastirliu. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!