Elon Musk ka një sfidues të ri në garën për të kolonizuar Marsin.
Emiratet e Bashkuara Arabe po përdorin pasuritë që fitojnë nga nafta për të financuar një program hapësinor në vendin e tyre. Shteti arabik planifikon që të nisë misonin e parë drejt planetit të kuq në vitin 2021 dhe shpreson që të dërgojë njerëz, të paktën pas 100 vitesh.
Emiratet e Bashkuara kanë investuar deri më tani në programin hapësinor rreth 5.4 miliardë dollarë në përpjekje për të diversifikuar ekonominë e saj nga nafta dhe gazi duke zhvilluar në këtë mënyrë fusha të reja kërkimi.
“Ne duam të krijojmë misionet tona dhe të zhvillojmë satelitët tonë”, shprehet drejtori në Qendërn Hapësinore në Dubai, Humaid AlMarri.
Sipas CNN, qëllimi kryesor është që të dërgojnë në hapësirë në fund të vitit 2018, një satelit të ndërtuar nga inxhinerë arabë.
“KhalifaSat” është një satelit i ndërtuar në Dubai. Sateliti do t’i nënshtrohet disa testeve në Korenë e Jugut përpara se të dërgohet në Japoni për t’u lëshuar.
Emiratet e Bashkuar kanë dërguar edhe më parë satelitë në hapësrë, por ishin të ndërtuar në partneritet me Korenë e Jugut. Tashmë, ata synojnë të dërgojnë një satelit të ndërtuar vetëm nga arabë./abcnews.al