Turqia ka njoftuar stërvitjet ushtarake për të hënën e ardhshme, në një zonë në jug të Kretës. Shteti turk ka lëshuar kështu një NAVTEX të ri të shtunën.
Sipas direktivës detare 1509/20 të lëshuar nga Stacioni i Antalias, ushtrimet ushtarake do të mbahen të hënën në një zonë në juglindje të Kretës.
Kujtojmë se të premten është lëshuar një NAVTEX, për ushtrime në zonën midis Rodosit dhe Kastellorizo.
Kjo lëvizja nga Ankaraja zyrtare vjen vetëm 24 orë para samitit të 10 nëntorit, ku do të diskutohet sërish çështja e Turqisë dhe Greqisë. g.v/abcnews.al