Sfidohet “Sulejmani i Madherishem”, arabet prodhojne serialin qe rrëzon gjithçka

schedule15:12 - 22 Nëntor, 2019

schedule 15:12 - 22 Nëntor, 2019

Lufta për sovranitet në botën islamike midis arabëve dhe Turqisë ka vazhduar për vite më radhë e vazhdon të jetë e njejtë dhe në ditët e sotme.

Në këtë luftë për sundim në botën myslimane, televizioni luan një rol të madh.

Të gjithë e mbajmë mend serialin e famshëm qe na mbertheu në ekranet shqiptare “Sulejmani i Madherishem”, tashmë televizioni arab do ta “risjellë” me titullin , “Mbretëria e Zjarrit “.

Ky serial ka si qëllim të rrëzojë gjithë historinë që ka treguar seriali turk, duke zbuluar krimet që shteti Osman ka bërë ndaj popullit arab.

“Mbretëria e Zjarrit” tregon një periudhë të trazuar historike, ku Sulejmani i Madhërishëm bën fushata kundër Mameluksit të Egjiptit për të siguruar kontrollin e Kalifatit pasi selia e Islamit në atë kohë ndodhej  në Kajro dhe në duart e Mamelukëve.

Seriali është realizuar me qëllim zbulimin e krimeve të ushtrisë osmane kundër muslimanëve arabë.

Kjo ka të bëjë me historinë, ose më saktë interpretimin e historisë ashtu siç e dëshirojnë arabët, përkundër interpretimit historik neo-otomanë të Tayip Erdogan.

“Mbretëria e Zjarrit “ është një nga projektet më të medha të realizuara dhe Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti kanë siguruar mbështetje financiare për projektin, i cili pritet të kushtojë rreth 40 milion dollarë.

Prodhimi është nga kanali MBC i Arabisë Saudite. Protagonisti që mishëron Princin Mameluk është një egjiptian. Regjisori është britaniku  Peter Weber, i njohur për filmat si: ” “Girl with a Pearl Earring”, “Hannibal Rising” and “Emperor”./abcnews.al