Sfidë pandemisë, zbuloni klubin e parë që nis stërvitjet në Shqipëri

schedule20:57 - 30 Prill, 2020

schedule 20:57 - 30 Prill, 2020

FSHF pret përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për datën e nisjes së përgatitjeve të ekipeve dhe kampionateve, por kjo nuk e pengon Pogradecin të rinisë stërvitjen. Liqenorët prej ditës së djeshme kanë zbritur në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” dhe po punojnë nën urdhrat e stafit teknik.

 

Në rrjete sociale ka foto të shumta gjatë seancës së ekipit pogradecar, që nuk duket se po zbaton ndonjë protokoll sigurie. Duke qenë se Pogradeci është shpallur “zonë e gjelbër”, për shkak se nuk ka të prekur nga koronavirusi, edhe në klubin e futbollit kanë menduar të mos humbin kohë.

Kjo normalisht nuk do të jetë e drejtë për garën në grupin B të Kategorisë së Parë, pasi Lushnja dhe Apolonia rivale me liqenorët ende po presin autoritetet për të zbritur në terrenet e tyre sportive. Pogradeci sot ka bërë seancën e dytë dhe mbetet të shihet nëse do vijojë normalisht përgatitjet edhe në ditët në vijim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!