Skëndërbeu dhe Egnatia do të përballen në Korçë, ora 16:45, takim i vlefshëm për javën e 12-të të kampionatit shqiptarë.
Në këtë sfidë do të debutojë trajneri Zekirija Ramadani i cili ka marrë drejtimin e Egnatias, pas shkarkimit të Gugash Maganit.
Ramadani do ketë mungesën e mesfushorit Bruno Telushit, i cili ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë.
Nga ana tjetër Migen Memelli i qëndron besnik lojtarëve që hodhi në fushë në ndeshjen kundër Partizanit, një ndeshje që korçarët treguan një paraqitje vërtet të mirë pavarësisht rezultatit në fund.
Formacionet zyrtare:
Skënderbeu: Rexhipi, Zguro, Vitija, Sadriu, Bajrami, Meksi, Junior, Meksi, Vangjeli, Berisha, Mensah. Trajner: Migen Memelli
Egnatia: Djuric, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Iseni, Guilherme, Çyrbja, Imeri, Valport, Magani. Trajner: Zekirija Ramadani /f.a/abcnews.al