Deputetja greke ka treguar së fundmi sfidën e jetës së saj ku për shkak të një sëmundje të rëndë ka humbur dëgjimin. Deputetja e Selanikut dhe shefja e Turizmit të SYRIZA-s, Katerina Notopoulou , ka deklaruar se pas kalimit të sëmundjes së rëndë i është dashur që ta shikojë me një sy tjetër jetën.
Mediat greke kanë publikuar rrëfimin e deputetes e cila theksoi se kaloi një sindromë të të cilës i kushtoi dëgjimin.
“Më duhej të luftoja për jetën time në muajt e parë. Dhe kthimi në normalitet ishte jashtëzakonisht i pasigurt. Më pas, pak nga pak mësova të ekzistoj në një mënyrë tjetër. Përpjekja ishte jashtëzakonisht e vështirë dhe kërkuese. Kisha nevojë për ndihmë dhe mbështetje për të pranuar dhe dashur veten time të re me paaftësi, për të besuar se mundem. Pas gjithë asaj që kam kaluar, e vetmja gjë që ka rëndësi është të kem zemrën time plot dhe të jem i dobishëm. I jam mirënjohës sepse kam pranë meje njerëz që më mbanin në këmbë kur përkulesha, që më mbështesin çdo ditë, që më besojnë” , ka thënë ajo.
Ndër të tjera ajo thekson se tashmë për të dëgjuar asaj i nevojitet një aparat dëgjimi.
“Sot kam dëgjim të rëndë, unë. komunikoj duke përdorur aparate dëgjimi dhe mbështetem në leximin e buzëve . Më është dashur të mësoj të komunikoj sërish nga fillimi dhe duhet t’i kushtoj vazhdimisht vëmendje maksimale. Epo tani me maskat situata është edhe më e vështirë”, është shprehur deputetja. /abcnews.al