Sfidë e re për Berlinin, nga 1 gushti Gjermania ndalon blerjen e qymyrit rus, naftën në dhjetor

schedule08:55 - 13 Korrik, 2022

schedule 08:55 - 13 Korrik, 2022

Gjermania do të ndalojë blerjen e qymyrit nga Rusia më 1 gusht dhe të naftës më 31 dhjetor, tha zëvendësministri i financave i vendit Gerg Kukis gjatë një konference për shtyp në Sidnei.

Por sfida e madhe përpara Berlinit do të jetë plotësimi i boshllëkut të madh që do të krijohet kur Bashkimi Evropian të ndalojë blerjen e gazit natyror nga Moska, sasia e të cilit arrin në 158 miliardë metra kub në vit, theksoi z. Kukis.

“Ne do të ndalojmë blerjen e qymyrit rus brenda disa javësh ,” i tha zyrtari gjerman gjatë Forumit të Energjisë në Sydney, të bashkëorganizuar nga qeveria australiane dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

Gjermania po ndërton terminale për të importuar gaz natyror të lëngshëm (LNG) për të filluar plotësimin e boshllëkut të madh të furnizimit me gaz, por Gerg Kukis vuri në dukje se SHBA dhe Katari mund të shesin vetëm 30 miliardë metra kub në Evropë, një sasi e cila nuk është e mjaftueshme.

“Për këdo që e njeh historinë e gazsjellësit të Druzhbës, i cili tashmë ishte një mjet i perandorisë sovjetike për dominimin në Evropën Lindore”, e kupton se “të heqësh qafe këtë varësi nuk është një gjë e parëndësishme, por është diçka që ne do ta arrijmë në disa muaj”, shtoi zëvendësministri i Jashtëm gjerman.

Zëvendësministri i financave shpjegoi se Berlini po promovon kalimin e tij në zero emetimet e gazit serrë dhe legjislacionin për të përshpejtuar projektet për të prodhuar më shumë energji nga burimet e rinovueshme, por gazi është ende absolutisht i nevojshëm në Gjermani./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!