Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur se lufta kundër korrupsionit nuk do të ndalet. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, kryeministri theksoi se korrupsioni është një kancer i trashëguar dhe se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që ka fuqi të sjellë ndryshimin dhe të luftojë korrupsionin.
“Sot nuk do të kishte asnjë zyrtar të lidhur me pushtetin para drejtësisë. Ose nuk duan ta pranojnë se i është kthyer rrota e historisë këtij vendi, ose nuk duan ta besojnë se Shqipëria po bëhet nga ne, ose nuk kanë asgjë për të thënë dhe flasin pa pushim. Ata që kujtojnë se lufta me korrupsionin në një shtet të ri demokratit është një luftë që bëhet duke i rënë kazanit të iki lena se do të vijë prena, janë larg realitetit. Kjo është luftë për mekanizma shtetëror që shkojnë përtej lena prenave dhe ulin hap pas hapi ndikimin e lartë të subjektitviteti njerëzor. Duke forcuar sundimin e ligjit, dhe mirëqeverisjen e tyre, Kjo nismë buron nga nevoja e thellimit të luftës dhe reflekton sfidën për rrugën drejt BE. Unë do ta mbyll me dy nënvizime, i pari është për shqiptarët, ne jemi të vetëdijshme që korrupsioni në Shqipëri është kancer i trashëguar. Kjo forcë politike në qeveri ka fuqi për ndryshimin e vendit dhe bën të jetë edhe opozita e vetme serioze e vetvetes”, tha ai.
/abcnews.al/