Sfidat e fermerit nga Kukësi në kohë krize, i dështon dy herë prodhimi i qershive dhe lajthive, nuk dorëzohet

schedule16:38 - 5 Shtator, 2022

schedule 16:38 - 5 Shtator, 2022

Haki Elezi shfrytëzon 7 dynym tokë në këtë kodër pranë liqeni të Kukësit. Është përballur me shumë sfida. Në 2007 mbolli pemë me qershi.

Dështoi pasi fidanët nuk i dhanë rendimet.

Kur i mbolla fillimisht fidanët më dhanë dhe certifikatë garancie por dolën jashtë standardeve, bëmë e investime sakrificë e madhe se dhe terren i thyer. I hoqëm se nuk na dhanë rendiment”, tha Elezi.

Nuk u dorëzua, 4 vite e fundit vendosi të mbjellë arra dhe lajthi, por telashet nuk po i mbarojnë.

“Duke u nisur nga volumi i punës se perimet kanë shumë procese pune, mbolla arrorët. Po ka dhe kërkesa nga tregu. Kanë hyrë në prodhim por këtë vit temperaturat shumë të larta nuk i përshtaten bimës. I kemi vaditur po këtë vit jo s’pres prodhimin që duhet. Arrat janë zhvilluar pak më mirë se lajthitë”, shtoi Elezi.

Ka investuar vetë për vaditjen. Nuk ka përfituar subvencion pasi toka ku ka mbjellë është shtetërore dhe ai shfrytëzon përmes një lejë të marrë në bashki.

“Investimi i madh janë mbi 2 mijë metra tub uji që janë shtrirë në këtë sistem. Investimi individual pa asnjë ndihmë. Prej mungesës e dokumenteve s’po marr subvencion. Kam vetëm një leje shfrytëzimi para 20 vitesh nga bashkia”, tha ai.

Si Hakiu ka me dhjetëra fermerë të tjerë që shfrytëzojnë prej vitesh tokat e ish-ndërmarrjes së bujqësisë. Kërkojnë t’i blejnë ose të gjendet një mekanizëm ligjor që të përfitojnë mbështetje financiare./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!