Sfidat dhe arritjet e Vittoria Ceretti, “Griffe & Chic” zbulon të pathënat e supermodeles

schedule20:59 - 31 Korrik, 2023

schedule 20:59 - 31 Korrik, 2023

Në emisionin e modës “Griffe & Chic” në Abc News, u fol për personazhin e njohur për publikun botëror në fushën e modës, Vittoria Ceretti, e cila është një nga yjet më të suksesshme në pasarelat botërore dhe fushatat reklamuese.

Ajo u bë e njohur në moshën 14-vjeçare kur mbylli shfaqjen e Elite Model Look dhe pak kohë më pas u firmos nga agjencia. Supermodelja sfiloi për herë të pare për stilisten Kristina Ti, dhe që atëherë ka qenë imazhi për kompanitë e mëdha të modës.

Ceretti rastësisht dërgoi disa foto në vitin 2012 për të marrë pjesë në konkursin e modelingut Elite, tiparet e saj dhe fiziku perfekt bëri diferencën në krahasim me konkurrentet e tjera duke fituar konkursin në moshën 14-vjeçare.

Në moshën 17-vjeçare ajo hyri në mesin 50 modeleve më të famshmëve sipas models.com dhe që nga aty u bë muza e Karl Lagerfeld dhe ai atë e quante “Choupette”, sipas maces së tij.

Më tej “Griffe & Chic” tregoi mënyrën sesi të rinjtë e apasionuar pas modës mund të nisin studimet e tyre në këtë fushë.

Kujtojmë ritrasmetimi i këtij emisionin jepet ditën e premte, në po të njëjtën orë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!