Sfidat dhe arritjet e Ministrisë së Drejtësisë, Manja: Vettingu “boshatisi” sistemin gjyqësor, ja si do t’i plotësojmë

schedule12:30 - 11 Janar, 2023

schedule 12:30 - 11 Janar, 2023

Ministri i Drejtesisë Ulsi Manja në konferencën për arritjet, sfidat dhe objektivat e kësaj ministrie, ndër të tjera ka theksuar sfidën për plotësimin e vakancave  në sistemin gjyqësor.

Manja shtoi se kjo sfidë u krijua për shkak të largimeve të prokurorëve dhe gjyqtarëve nga procesi i Vettingut.

“Sfida ngelet plotësimi i vakancave në sistemin gjyqësor për shkak të largimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga procesi i vettingut.

Në funksion të këtij objektivi, sfidë është rritja e numrit të kandidatëve për për shkollën e magjistraturës.

Në vitin 2022, ku numër u rrit në 90 nbga 60 që u pranonin më parë,”  u shpreh Manja.

Sa i përket arritjeve, Manja komentoi situatën e stokun e dosjeve që është krijuar në gjykata. Ai tha se është miratuar një udhëzim nga Këshillimi i Ministrave ku orientohen institucionbet shtetërore që duke marrë në konsideratë kriteret e përcaktuara të tërheqin ato rekurse nga Gjykata e Larta për të cilën është dhënë vendimin i prerë nga Apeli.

Janë rreth 4000 rekurse, që lehtësojnë ndjeshëm stokun e dosjeve”, u shpreh ministri.

Manja përmendi edhe miratimin e ndryshimeve ligjore sa i përket Ligjit të Pronave.

“7650 dosje ish-pranarësh mbetën pa u trajtuar, ndërkohë që ata u orientuan që t’i drejtohen gjykatës që të fitonin të drejtat.

Tani ish-pronareve, u shtohet edhe njtjetër mundësi, që t’i tërheqin dosjet dhe t’i ridepoziotojnë në agjensinë e trajtimit të promnave për t’i hapur rrugë me shpejt shqyrtimit të tyre”, vazhdoi Manja. r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!