Sfida Vllaznia-Laçi, Gallo dhe Riza analizojnë duelin e “Loro Boriçit”

schedule23:35 - 4 Shkurt, 2021

schedule 23:35 - 4 Shkurt, 2021

Sot në emisionin “Pressing” në ABC diskutohet për super ndeshjen e nesërme mes Vllaznisë dhe Laçit në “Loro Boriçi”. Florian Riza mori fjalën mes të tjerëve dhe u shpreh: “Klubet duhet të kenë kushtet optimale në terrenet sportive.

Laçi fiton më Partizanin, Tiranën, Teutën dhe Kukësin, por mundet nga Apolonia dhe barazon me Skënderbeun. Është ekip shumë i fortë për të fortët dhe neglizhues për të voglat. Ndeshjen e interpreton ekipi në fushën e tij dhe nesër kjo i takon Vllaznisë”, tha ndër të tjera Riza.

Pas Rizës foli edhe Alpin Gallo, trajner i njohur dhe i ftuar i çdo javë në “Pressing”. “Vllaznia dhe Laçi janë projektuar për titullin kampion. Vllaznia është më mirë për momentin dhe ka më shumë pikë. Janë të dyja skuadra që luajnë bukur, presojnë lart dhe shkelin gjithë fushën.

Vllaznia ka lojtarë krahu më të përfshirë në lojë dhe marrin pjesë të në dy fazat e lojës. Krymi doli me të kuqe dhe e dënoi disi skuadrën e tij për shkak se ka bërë shumë mirë, ashtu si Laçi nga ana tjetër me Mazrekajn, të cilin Duro do e kishte “ëndërr” ta kishte nesër.

Është në formë të frikshme dhe i ka dhënë 6 pikë skuadrës. Është shumë inteligjent. Nëse do të shohim më shumë Laçin në mbrojtje. Do të jetë një sfidë shumë agresive. Pas kësaj jave Vllaznia ka kalendar më komod me Apoloninë e Skënderbeun. Vllaznia me Partizanin luajti për barazim”, u shpreh Gallo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!