Sfida Shqipëri-Poloni/ Balla porosi Policisë: Mos lejoni asnjë shfaqje huliganizmi

schedule09:16 - 9 Shtator, 2023

schedule 09:16 - 9 Shtator, 2023

TIRANË– Ministri i Brendshëm Taulant Balla, u shpreh se duhet nivel më i lartë sigurie në stadiume, ndërsa paralajmëroi ndëshkime për këdo që shkel rregullat e vendosura nga UEFA.

“Na duhet një nivel tjetër sigurie në stadiume, jo vetëm në evenimentet sportive ndërkombëtare, por edhe në garat kombëtare. Policia e Shtetit të mos lejojë asnjë shfaqje huliganizmi gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni. Ndaj kujtdo që shkel rregullat e vendosura nga UEFA, do të dokumentohen shkeljet dhe kërkohen ndëshkime të ashpra. Kontrolle të rrepta për posedim të mjeteve piroteknike/flakadanë dhe ndalim të menjëhershëm të këtyre personave”, tha Balla.

Në prag të sfidës së Kombëtares shqiptare kundër Polonisë, që luhet të dielën, Balla i kërkoi Policisë së Shtetit të mos tolerojë asnjë shfaqje huliganizmi.

“Na duhet një nivel tjetër sigurie në stadiume, jo vetëm në evenimentet sportive ndërkombëtare, por edhe në garat kombëtare. Policia e Shtetit të mos lejojë asnjë shfaqje huliganizmi gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni. Ndaj kujtdo që shkel rregullat e vendosura nga UEFA, do të dokumentohen shkeljet dhe do të kërkohen ndëshkime të ashpra. Ne nuk duhet të presim të na ndodhi një ngjarje si ajo që ndodhi në Athinë pak javë më parë, për të ashpërsuar masat tona”, tha Balla.

Gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm u shpreh se duhen evidentuar personat me precedentë huliganizmi tek të dy tifozeritë si dhe thekson se personat e dhunshëm duhen ndaluar përjetësisht të hyjnë në stadiume.

“Kemi kohën e duhur në dispozicion për të evidentuar personat me precedent huliganizmi, në të dy tifozeritë edhe në atë shqiptare edhe në atë polake. Edhe me palën polake duhet të jemi shumë të qartë dhe personat të cilët nga komunikimi me Policinë e Shtetit Polak, na rezultojnë që kanë precedent në ngjarje huliganizmi të mos lejohen fare të hyjnë në stadium edhe nëse posedojnë një biletë të vlefshme, sepse vendimin përfundimtar për të hyrë apo jo në stadium e merr Policia e Shteti”, tha ai./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!