Mjekët dhe infermierët janë dhe personeli i cili ndodhet në vijën e parë të betejës me koronavirusin që deri më tani në vendin tonë ka shënuar 38 raste të konfirmuar pozitive dhe një viktimë në Durrës.
Pasditen e kësaj të shtune qytetarët e kryeqytetit të izoluar nëpër shpia si një masë parandaluese për të penguar përhapjen e koronavirusit kanë dalë nëpër dritare dhe kanë duartrokitur punën dhe misionin e vështirë të mjekëve dhe të infermierëve shqiptare në këto ditë paniku.
Qytetarët janë sensibilizuar me lodhjen e këtyre ditëve të personelit mjeksor që janë në shërbim të personave të konfirmuar deri më tani të prekur./abcnews.al