Sfida me Juventusin, Emery: Na pret një ndeshje e ashpër. Vlahovic? I Jashtëzakonshëm

schedule19:44 - 21 Shkurt, 2022

schedule 19:44 - 21 Shkurt, 2022

Skuadra e Villareal do të përballët me Juventusin në Champions League, sfidë që do të luhet ditën e nesërme në orën 21:00.

Takim shumë i rëndësishëm për ecurinë e skuadrave në këtë kompeticion, ndërsa përballja mes tyre pritet të jetë e luftuar deri në sekondat e fundit.

Në konferencën për shtyp, Unai Emery ka folur për këtë takim që vlerëson kundërshtarët, ndërsa “trembet” nga Dushan Vlahovic i cili sipas tij është një nga sulmuesit më të mirë.

“Juventusi duhet respektuar, për shkak të historisë që ka. Janë një nga skuadrat më të mira italiane, me përvojë në Champions League dhe me lojtarë me nivel në aspektin individual. Vlahovic ka shënuar 17 gola me Fiorentinën dhe është një lojtar i nivelit të lartë.

Ai ka aftësi të jashtëzakonshme, është i ri, mund të shënojë dhe ka uri për të luajtur dhe fituar. Ky është niveli që duam të sfidojmë. Është më mirë të luajmë me Juventusin që i ka të gjithë në dispozicion. Ata janë favoritë, por ne nuk dorëzohemi. Jemi në gjendje të mundim skuadra të një niveli të lartë dhe do tentojmë sërish nesër”.

“Nesër na pret një ndeshje e ashpër. Ata janë shumë të fortë në fazën e mbrojtjes, por edhe në ndërtimin e lojës që të pengon ty për të krijuar shanse shënimi. Do të duhet të kërkojmë skema dhe hapësira për të shkuar drejt portës. Po përgatitim 90 minutat e nesërme dhe ato të Torinos, sikurse mendojmë edhe shtesën e penalltitë e mundshme.

Do bëjmë gjithçka për të fituar, mundësitë dhe aftësitë i kemi. Kemi edhe në lojtarë me përvojë ndërkombëtare. Ne kemi ardhur deri këtu sepse e meritojmë dhe duam të luajmë kundër Juventusit. Nuk duhet të mendojmë, por të veprojmë. Ata janë favoritë, e kanë këtë ndjenjë, e dinë që nëse japin më të mirën e tyre do të kalojnë. Ne kemi nevojë për përulësi dhe respekt”.

“Dëmtimi i Chiellini? Ai është një pikë referimi për futbollin europian dhe atë italian. Është një lojtarë që përveç asaj që jep në fushë, ka rëndësinë e vet në grup edhe si person. Ai gjithmonë buzëqesh, e kujtoj kundër Sevilla në Torino. Giorgio transmeton energji pozitive, gjithmonë. E krahasoj atë me Albiol”, ka theksuar Emery. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!