Këtë fundjavë pritet të zhvillohen ndeshjet e prapambetura të Seria A, të cilat nuk u zhvilluan për shkak të Coronavirusit. Mes këtyre ndeshjeve është dhe Milan-Genoa, e cila është programuar për tu luajtur ditën e diel. Federata Italiane ka vendosur që ndeshjet të zhvillohen pa tifozë, të paktën deri në datën 3 prill, për shkak të përhapjes së gripit vdekjeprurës.
Kuqezinjtë do të luajnë në një “San Siro” të boshatisur, por sikur të mos mjaftonte kjo në sfidën e së dielës do të mungojë dhe Gianluigi Donnarumma. Portieri Italian po vazhdon rikuperimin nga dëmtimi që pati në sfidën kundër Fiorentinës. Trajneri Pioli nuk dëshiron që të rrezikojë me Giggion, prandaj ka vendosur që ai rikthehet kur të rikuperohet i plotë.
Donnarumma do të rikthehet në ndeshjen e radhës kundër Lecces. Ditën e diel në portë pritet të luajë Asmir Begovic, e cila do të jetë dhe ndeshja e tij e parë në formacionin kuqezi. Ishte portieri boshnjak ai që e zëvendësoi italianin në Firence. /abcnews.al