Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Sfida e luftës kundër Anti-Semitizmit”, Rama: Rrjetet sociale, forma më e re e përhapjes

schedule16:50 - 28 Tetor, 2020

schedule 16:50 - 28 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në forumin e Ballkanit kundër Anti-Semitizmit, tha se çështja e Anti-Semitizmit nuk është thjesht problem i hebrenjve, por një çështje që përfshin çdo komb.

Rama shtoi se pas miratimit të projekt rezolutës kundër Anti-Semitizmit në Kuvend do të bëhet edhe një muze që do të nderojë komunitetin hebre.

Lexo edhe: Rama: Ishim shtëpia e hebrenjve, si përfunduan shqiptarët në kampet e nazizmit



Kryeministri theksoi se rrjetet sociale sipas tij janë një kërcënim si edhe forma më e re e përhapjes së Anti-Semitizmit.

“Do doja të përfitoja nga vëmendja juaj për të theksuar kërcënimin që vjen nga e gjithë veprimtaria që shfaqet në rrjetet sociale. Kjo është forma më e re e përhapjes së Anti-Semitizmit. Nuk ka shumë shpresë në shoqërinë digjitale.

Jam i bindur që Fuqitë e Mëdha duhet të veprojnë përpara se të jetë vonë. Sfida  e luftës kundër Anti-Semitizmit duhet të jetë sot më shumë se kurrë në vëmendje të gjithëve”, tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!