Presidenti i Lyon zbuloi ditën e djeshme datën e ndeshjes së kthimit kundër Juventusit në Champions League. Jean-Michel Aulas theksoi se dueli i dytë do të luhet në datë 7 gusht.
Skuadra franceze ka fituar 1-0 ndeshjen e parë në shtëpi, teksa sfida e kthimit, që do të përcaktojë ekipin që do të kualifikohet në çerekfinale, do të zhvillohet në Torino, pa praninë e tifozëve.
LEXO EDHE: Aulas ngre alarmin: Do luajmë me Juven në 7 gusht, ne dhe PSG do sakatohemi
UEFA ka reaguar menjëherë, duke mohuar lajmin e kreut të Lyon. “Nuk ka asgjë të vërtetë, nuk është vendosur akoma data e ndeshjes së kthimit”, sqaron një burim i Qeverisë Evropiane të Futbollit. /abcnews.al