Sezoni turistik/ Rama jep porositë për Policinë: Të garantohet siguria e çdo pushuesi

schedule13:20 - 6 Maj, 2023

schedule 13:20 - 6 Maj, 2023

Ditën e sotme ka nisur zyrtarisht operimin e saj struktura e re e Njësisë Policore Detare. Kryeministri i vendit, Edi Rama u shpreh se ngjarje të tillë si ajo e vitet të shkuar kur një vogëlushe u përplas për vdekje nga një mjet lundrues duhet të marrë fund, pasi siç tha ajo ngjarja turpëroi të gjithë shqiptarët.

“Sezoni i shkuar turistik veror, i cili ishte në të gjitha aspektet sezoni më i suksesshëm në Shqipëri u përgjak dhe u njollos rëndë nga një ngjarje, e cila revoltoi të madh e të vogël dhe hidhëroi gjithë Shqipërinë. Një ngjarje e  provokuar nga një pjesëtar i padenjë, një shëmbëlltyrë e së keqes në komunitetin e Forcave të Policisë. Humbi jetën një vogëlushe krejtësisht pa asnjë arsye në botë dhe doli në pah një tjetër dobësi e shtetit në përballjen me një poshtë krejt të re si rezultat i një transformimi të vazhdueshëm të sezonit turistik dhe i futjes në këtë sezon i mjeteve të ujit, të cilat janë shtuar ndjeshëm, por duke shtuar ndjeshëm dhe rrezikshmërinë për pushuesit për pushuesit, duke shtuar një trend të pamerituar për ata që shkojnë në bregdet”, tha kryeministri.

Ai theksoi se kjo njësi e re duhet të jetë në lartësinë e detyrës, për të monitoruar respektimin e rregullave të mjeteve lundruese.

“Do ta vënë në kontroll aktivitetin në ujë të mjeteve lundruese private. Në radhë të parë kërkohet qartësi e plotë e të gjithë njësisë, për të cilat janë detyrat. Kërkohet motivimi për ti kryer detyrat dhe kërkohet vetëdije e plotë për të mos u bërë pjesë e problemit, por për të punuar që këto mjete lundruese do jenë në ujërat në Shqipëri për të zgjidhur çdo problem që munde të shfaqet. Që nga ndalimi dhe masave të menjëhershme, ndaj atyre që nuk i respektojnë rregullat lundrues, deri tek ndihma e shpejtë për ata që kanë nevojë për ndihmë në ujë. Kjo do bashkëpunim me policinë, në mënyrë që ndërveprimi të çojë në neutralizim të çdo problematike”, tha ai.

Mes tjerash, Rama paralajmëroi rritje të numrit të turistëve vendas dhe të huaj në bregdetin shqiptar. Në këto kushte, kryeministri tha se trajtimi me respekt dhe me rregull, duhet të jetë kryefjalë e punës së policisë, por edhe çdokujt tjetër, i cili është i përfshirë në ruajtjen e rendit.

“Do kemi numra më të shtuar vizitorësh. Do kemi dyndje më të madhe në të gjithë zonat e  nxehta bregdetare. Të përballemi me dinjitet nga komisariatet dhe drejtuesve. Respekt siguri, dhe mirësjellje absolute, në radhë të parë nga punonjësit e shteti, atë rrugore, në ato turistike, dhe tani edhe nga punonjësit e njësisë së re të Kontrollit dhe garantimit të sigurisë në ujërat shqiptare. Ky është mision për shtetin shqiptar dhe çdokush që shkel një fije sensin e këtij misioni, çdokush që sillet padenjësisht me atë që vijën  në shtëpinë tonë, do marrin ndëshkimin më maksimal për këtë mision kombëtar”, shtoi ai.

Ai paralajmëroi masa të rrepa për efektivët, nga drejtuesi i policisë së qarkut dhe deri të shefat e Komisariateve, në rast mos zbatimi të ligjit.

“Kompromiset, apo shtrira për bashkishe për të lejuar zhurma pseudomuzike përtej afatit që i përkasin të shkuarës, bizneset të ndjehen në shtëpinë e tyre të patrazuar nga askush dhe asgjë, dhe asnjë të mos ndihet i fyer sepse atij i mbyllet muzika sipas rregullit, ndërsa atij tjetrit i lihet muzika kundër rregullit. I kam kërkuar drejtorit që për cdo rast masa ndaj drejtuesit të policisë së qarkut, shefit të komisariatit dhe atyre që mbulojnë zonën të jetë drastike, e menjëhershme të jetë largim pa kthim nga policia e shtetit. Duhet një qetësi, një rregull, një pastërti, një lehtësi të paharrueshme që të huajt që vijnë këtu të largohen me kujtimin se në Shqipëri gjetën atë që nuk e prisnin, respekt, siguri dhe mirësjellje nga Punonjësit e policisë së shtetit, të policisë rrugore, nga ato në territore”, tha Rama.

Në total do të jenë 104 punonjës policie, ndërsa 35 policë me jet ski do të jenë në gatishmëri për t’iu ofruar ndihmë qytetarëve që ndodhet në rrezik në det. Kjo njësi do jetë në funksion përgjatë të gjithë sezonit veror.

Në fund, Rama tha se Shqipëria me punë dhe përkushtim, duhet të bëhet kampione për turizëm në Ballkanin Perëndimor, brenda vitit 2030./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!