Sezoni turistik, në gjithë vijën bregdetare 26 qendra shëndetësore

schedule13:49 - 3 Korrik, 2018

schedule 13:49 - 3 Korrik, 2018

Në të gjithë vijën bregdetare do të jenë në funksion 26 qendra shëndetësore. Lajmin e bëri të ditur nga Vlora, Skënder Brataj Drejtori i Qendrave Shëndetësore. Brataj tha se numri më i madh i urgjencave, do të jetë në vijen bregdetare të Vlorës, për shkak se edhe numri i pushuesve është i lartë. Këtu madje shërbimi ka nisur.

Gjatë sezonit të kaluar turistik në Qendrat Shëndetësore që u ngritën në plazh, morën shërbim rreth 44 mijë pushues.

Risia e këtij sezoni është rritja e numrit të punonjësve dhe e medikamenteve. /abcnews.al