Sezoni turistik, Karakaçi: Konsumim më Iartë i energjisë, shkak numri i lartë i turistëve

schedule14:38 - 24 Gusht, 2023

schedule 14:38 - 24 Gusht, 2023

Drejtori i OSHEE, Enea Karakaçi i ftuar tek “Sheshi i Dollarit”, në ABC News ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhet situata e prodhimit të energjisë elektrike në vendin tonë.

Karakaçi në intervistën e tij ka theksuar se raporti i fundit i INSTAT tregon se deri më tani ka qenë një situatë e kënaqshme prurjesh në vendin tonë.

Ndër të tjera ai ka theksuar ndër të tjera se për shkak të rritjes së numrit të turistëve së fundmi në vendin tonë ka pasur edhe një rritje të konsumit të energjisë elektrike.

Raporti i INSTAT bën një fotografim të muajve të fundit dhe tregon se kemi pasur një periudhë të kënaqshme prurjes që vjen nga mirë administrimi i shoqërisë KESH. Raporti i INSTAT tregon dhe pengimin e uljeve të humbjeve të energjisë siç është ajo e ndërhyrjet dhe lidhjet e paligjshme. Në muajin qershor ka 16% të uljeve të humbjeve që vjen si pasojë e punës së operatorëve në terren

Të gjithë veprimet janë të lidhura dhe jo vetëm gjatë sezonit turistik, por qytetarët gjatë gjithë vitit kërkojnë një furnizim pa ndërprerje të energjisë elektrike, por nëse masat nuk kanë efekt dhe ka ndërhyrje në rrjetin e shpërndarjes që nuk shkaktojnë vetëm humbje por edhe ulje te tensionit. Nuk ka arsye që një pjesë e bizneseve të paguajnë në mënyrë korrekte dhe të kemi një grup biznesesh të vogël që afekton rrjetin dhe shkakton humbje. Operatori I shpërndarjes bashkë me grupet në terren do të punojë për të shmangur çdo defekt sidomos në zonat turistike. Sidomos gjatë korrikut kemi të bëjmë me rritje të konsumit kjo për shkak të temperaturave dhe të rritjes së numrit të turistëve,” ka thënë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!