“Sezoni turistik ishte surprizues edhe për ne”, Rama: Vetëm në 6 muajt e parë solli mbi 1 miliard të ardhura

schedule11:43 - 27 Shtator, 2022

schedule 11:43 - 27 Shtator, 2022

Kryeministri i vendit Edi Rama nga Lalzi i Durrësit foli për suksesin e sezonit turistik veror. Sipas Ramës, në 6-mujorin e parë të vitit, nga sezoni turistik janë gjeneruar më shumë se 1 miliard të ardhura.

Kryeministri e cilësoi sezonin surprizues edhe për ata vetë që ishin përgatitur për të pasur fluks turistësh.

Rama: Për të gjithë ata që flasin për nevojën për një punësim të mirëpaguar, këto janë struktura që paguajnë punonjësit me paga qenë mesataren e vendit tonë janë paga mbi mesataren, edhe për punët më të thjeshta. Prandaj e çmoj shumë të gjithë përpjekjen e bërë në këtë drejtim nga gjithë ata sipërmarrës, që bëjnë investime të konsiderueshme në fazën e parë. Dihet që hoteleria është një sipërmarrje fitimprurëse por kërkon kapital intensiv në fillim dhe durim vit pas viti për të nxjerrë fitimi. Ne kemi pasur një sezon surprizues edhe për ne që ishim përgatitur për të pasur një sezon të mirë. Realisht sezoni ishte surprizues për sa i përket sulmit të të ardhurave për ekonominë. Vetëm në 6 mujorin e parë kemi kaluar 1 miliard të ardhura nga turizmi, pothuajse dyfishin e vitit të ardhshëm. Flukset e vizitorëve të huaj, deri në gusht kemi qenë 5 milion e 600 e ca mijë që është e barabartë me 1.3 milionë më shumë se vitin e kaluar. Sidomos një turizëm që ka sjellë shumë vizitorë në disa qytete, duke filluar nga Tirana. Tirana ka pasur një boom turistësh që kanë preferuar Tiranën dhe qëndrimin në Tiranë. Kjo shikohet jo vetëm nga hotelet që kanë qenë plot, por edhe nga numri i apartamenteve që kanë qenë të marra me qira.

Kryeministri theksoi se puna për sezonin e ardhshëm ka nisur që tani./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!