Sezoni turistik, gjoba subjekteve që s’përmbushin detyrimet ligjore

schedule13:54 - 6 Korrik, 2019

schedule 13:54 - 6 Korrik, 2019

Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari zhvilloi një inspektim në vijën bregdetare të Lezhës, duke u ndalur në plazhin e “Ranës së Hedhun”, për të parë nga afër zbatimin e masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Gjatë inspektimit ai u shpreh se ka rëndësi që të përmbushen detyrimet ligjore, standardet e kërkuara për sigurinë e pushuesve. Kontrolle po bëhen edhe në zonën e Shëngjinit, e Tales dhe Kune-Vainit.

Aty ku nuk përmbushen si duhet kriteret e nevojshme, janë marrë masa me gjoba dhe kur nuk zbatohet ligji dhe nga inspektorët, policia do të bëjë punën e saj për të vijuar me procedimet penale, tha zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!