Këtë sezon turistik është regjistruar që në nisje fluks në Parkun e Apolonisë në Fier. Vizitorë të huaj e vendas e shohin këtë territor një vend me informacion, por edhe për qetësi e ajër të pastër.
“Ajër i pastër, më mirë s’ka ku të vejë”
I kthyer në një oaz qetësie e paqe shumë njerëz vrapojnë të kalojnë orët aty. Kanë marrë me vete zgara, mblidhen, gatuajnë dhe argëtohen. Thonë se natyra është e bukur e ajri i pastër.
Interesi për parkun apollonian rritet çdo ditë. Sipas të dhënave më të fundit në 8100 ka shkuar numri i turistëve të huaj që e kanë vizituar vetëm në muajin maj Parkun Arkeologjik të Apolonisë. Sipas drejtueses së këtij parku, Ornela Durmishaj pjesa më e madhe vizitorëve vijnë nga Evropa Perëndimore.
“Edhe lindja e largët dhe e Mesme ka filluar të jetë një nga pikat që vizitohet, si japoznezët dhe izraelitët që janë në rritje”.
Vetëm një vit më parë, në muajin maj të vitit 2017 Apoloninë e vizituan vetëm 2900 turistë. Kjo për shkak edhe të rrugës së dëmtuar, e cila këtë muaj është rehabilituar totalisht. /abcnews.al

