Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ishte i ftuar në “Byro Politike”, ku foli rreth sezonit turistik dhe mjedisit.
Ministri Klosi u shpreh se plazhet shqiptare janë më të pastra se një vit më parë.
“Plazhet shqiptare dhe brigjet e lumenjve janë shumë më të pastra se një vit më parë. Patjetër që nuk është aty ku duhet, por është më pastër se më parë. Kur bie shumë shi unë shpesh ndihem keq se po të jetë një moment përmbytje prapë shtratet e lumenjve mund të shtohen në një ndotës të madh të mjedisit, pasi kemi zyrtarisht qendra banimi që e konsiderojnë lumin si vend depozitimi mbetjesh”, tha ai.
Klosi u ndal gjithashtu në disa problematika që shfaqen në plazhet shqiptare, siç janë siguria dhe pastërtia e tyre./abcnews.al