Sezoni turistik dhe hapësirat publike/ Rama: Plan ambicioz, në të gjithë vijën bregdetare, hapësira të lira për pushuesit

schedule09:03 - 10 Qershor, 2025

schedule 09:03 - 10 Qershor, 2025

Një tjetër çështje për të cilën kryeministri Rama iu përgjigj ndjekësve të tij në rubrikën “Sy më Sy” në Facebook, ishte edhe sezoni turistik, dhe shqetësimin për hapësirat publike.

Kryeministri Rama tha se këtë vit ndryshe nga vjet ka një plan më ambicioz dhe se të gjithë qytetarët do të kenë mundësi që përgjatë vijës bregdetare të kenë mundësi të pushojnë në hapësira publike.

“Çdo vit për plazhet, kemi krijuar më shumë hapësirë për të gjithë në sensin që plazhet nuk mund të jenë ekskluzivitet që kanë mundësi apo duhet të shërbehen privatisht. Mbi të gjitha plazhet duhet të ofrojnë mundësi të lirë dhe të pacënuar, dhe për të marrë kënaqësi, duke shfrytëzuar çdo hapësirë. Plani që do zbatohet do jetë ambicioz dhe ka ndryshim nga vjet dhe jemi duke e ndjekur sepse nuk jemi ende në pikun e sezonin. Rrini të qetë sepse në të gjithë vijën bregdetare do të ketë hapësira pa pasur nevojë të kërkosh asgjë”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!