Velipoja e Thethi nuk do të kenë probleme me furnizimin me energji elektrike pëgjatë verës.
Drejtori i OSHEE-së njofton se për këto zona janë në dispozicion dy gjeneratorë të mëdhenj të lëvizshëm që do të sigurojnë furnizim pa ndërprerje. Drejtori i OSHEE për Shkodrën garanton se Thethi nuk do të ketë probleme.
Arman Zhuka thotë se në gadishmëri do të jenë edhe grupet e punës së OSHEE që do të ndërhyjnë në rast defektesh.
Thethi dhe Velipoja janë ndër më te vizituarat nga turistë vendas dhe të huaj, fluksi shpesh ka sjellë probleme por investimet e koheve te fundit ne rrjet kane mundesuar furnizim normal per keto zona./abcnews.al