Ky mund të jetë sezoni i fundit i Hans-Dieter Flick në krye të Bayer Munchen. Sezonin e kaluar fitoi gjithçka nën drejtimin e bavarezëve, teksa do të tentojë edhe sivjet triumfin në kampionat dhe Champions League.
Bild raporton se 55-vjeçari do të jetë zëvendësuesi i Joachim Low në stolin e kombëtares gjermane. Ky i fundit pritet të largohet pas Euro 2021 dhe drejtuesit kanë piketuar Flick si pasuesin e tij. Bayerni nuk mendohet ta pengojë.
Flick e njeh mirë kombëtaren gjermane, pasi ka punuar si ndihmës i Joachim Low në vitet 2006-2014. Tani është gati të rikthehet si timonier i parë, me objektivin për të rikthyer “Pancerat” në majë të botës në Katar 2022. /abcnews.al