Sevilla preket nga COVID, Simeone: Ndeshje e veçantë, kombëtarja u bën mirë lojtarëve

schedule16:38 - 3 Prill, 2021

schedule 16:38 - 3 Prill, 2021

Sevilla-Atletico Madrid është sfida më e fortë e kësaj jave në La Liga. Një transfertë e vështirë për kryesuesit e Diego Simeones, teksa një lojtar i ekipit andaluzian ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ai është Sergio Escudero, 31-vjeçari i krahut të majtë të mbrojtjes. Francezi është asimptomatik dhe ka nisur menjëherë karantinën, duke humbur takimin ndaj “Colchoneros”.

Ndërkohë, Diego Simeone flet shkurt për mediat rreth gjendjes së skuadrës së tij dhe duelit me Sevilla. “Për mua ka rëndësi të madhe që një lojtar të luajë me kombëtaren e tij.

E ndihmon shumë një gjë e tillë. Lojtarët e rikthyer nga kombëtaret janë të mbushur me entuziazëm. Sevilla? Vend special për mua.

Kam kujtime të bukura nga periudha kur kam luajtur me këtë ekip, aty ishin edhe Maradona e Bilardo. Sfida ndaj Sevilla mbetet e veçantë për mua“, deklaroi trajneri i Atletico Madrid. /abcnews.al