Sevilla mendon për Martial, gati oferta për sulmuesin

schedule15:30 - 10 Janar, 2022

schedule 15:30 - 10 Janar, 2022

Sevilla po mendon të përforcojë skuadrën me një sulmues që premton gola, dhe në tavolinën e drejtuesve ka mbërritur emri i lojtarit francez të Manchester United, Anthony Martial.

26-vjeçari nuk ka mundur të jetë në formacionin e skuadrës, teksa nuk shikohet si i duhuri për skemat e trajnerit të përkohshëm, Rangnick, ku lojtari ka shprehur edhe dëshirën për t’u larguar nga djajtë e kuq.

Në këto kushte Sevilla dëshiron të përfitojë nga situata e sulmuesit francez dhe ta transferojë atë në La Liga.

Gazetari i njohur, Ekrem Konur, raporton se spanjollët do të rikthehen me një ofertë të përmirësuar në mënyrë që të bind skuadrën nga ‘Old Trafford’. Martial ka shënuar 10 gola në të gjitha garat këtë edicion dhe ka qenë vetëm dy herë titullar në Premier League. /f.a/abcnews.al