Seul – SHBA stërvitje të përbashkët ushtarake në detin e Japonisë

schedule11:51 - 11 Nëntor, 2017

schedule 11:51 - 11 Nëntor, 2017

Uashingtoni dhe Seuli kanë kryer një stërvitje të përbashkët ushtarake në detin e Japonisë në kuadër të një prove force që synon neutralizimin e kërcënimit bërthamor te Penianit

Manovra të reja ushtarake në detin e Japonisë ku marrin pjese tre avionmbajtëse amerikane dhe grupe të ndryshme sulmi, shtatë njësi lundruese koreanojugore dhe njësi të tjera speciale. Prova e forcës kundër Koresë së Veriut zhvillohet në kohën e vizitës së presidentit Donald Trump në Azi dhe synon neutralizimin e kërcënimit bërthamor të Penianit.

MAnovrat e përbashkëta ushtarake u kritikuan ashpër nga Peniani i cili pretendon se janë prova të përgjithshme të një sulmi bërthamor ndaj tij dhe kërcënoi se do të ishte i pari që do të sulmonte

Por Seuli ka reaguar duke thënë se stërvitje të tilla kanë si qëlloim përforcimin e aftësive operative të përbashkëta në mënyrë që të mbrohen nga cdo provolim i Penianit në rast krize

Grumbullimi i tre avionmbajtësve në një zonë të vetme operative, si ajo e paqësorit perëndimor ku ndodhet flota e shtatë, nuk është një risi për marinën amerikane. Hera e fundit është ajo në 2007-ën në Guam, ishullin amerikan në detin e Filipineve dhe që është një objektiv i mundshëm i Penianit për një sulm demostrues me katër raketa.

Korea e Veriut akuzoi presidentin amerikan Donald tramp se është një luftë ndjellës që po shëtit nëpër Azi. Peniani shtoi se turi aziatik i Trump vetëm sa përforcon ambiciet bërthamore koreanoveriore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!